Agron Bajrami, Ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel, ka reaguar pasi Komisioni Evropian (KE), i qortoi Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi, që nuk kanë vendosur regjim të vizave ndaj Republikës së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Bajrami e ka cilësuar këtë qortim “si të papranueshëm”.
“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të fusin regjim të vizave për Kosovën! Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”.
Absolutely unacceptable for @EU_Commission to list Kosovo as one of visa-required third countries asking 🇲🇪 & 🇲🇰 to introduce visas for 🇽🇰!
Especially disturbing as for years Kosovo was unjustly denied #VisaLib! Double so as all this comes after Berlin Process agreements! pic.twitter.com/dJo9rDpoDc— Agron Bajrami (@AgronBajrami) December 5, 2022