Ashtu siç pritej, eurokomisari Johanes Hahn para deputetëve të Parlamentit Evropian (PE) ka rekomanduar nisjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, informon foldrejt.com.
Hahn ka theksuar se RMV-ja duhet të merret si një shembull i artë, pasi që ajo i ka realizuar reformat dhe ka arritur marrëveshjen historike me Greqinë dhe me Bullgarinë. Për Shqipërinë rekomandimi i negociatave vjen për shkak të Vetingut.
Për RMV-në ky është rekomandimi i dhjetë, për Shqipërinë i pari.
Përveç Hahn edhe ministri i europës në Gjermani, Michael Roth, kanë theksuar se BE tashmë duhet të mbajë premtimet për të hapur negociatat me këto dy vende.
“Komisioni i BE-së do të publikojë këtë të mërkurë raportet vjetore për të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe do të rekomandojë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai çertifikon për të dy këto vende, se i kanë bërë “detyrat e shtëpisë“ dhe se i kanë plotësuar kushtet që iu vendosën prej Këshillit vitin e shkuar. Tani e ka radhën BE të “bëjë detyrën e vet”. Ne i qëndrojmë fjalës dhe duhet të mbajmë premtimin. Sepse për Ballkanin Perëndimor është shumëçka në lojë. Dhe për Bashkimin Evropian bëhet fjalë për interesa jetësore në aspektin e sigurisë, por edhe për besueshmërinë e tij”, shkruan Michael Roth.