KEDS dhe KESCO me mision të qartë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e ambientit, kanë filluar blerjen dhe përdorimin e veturave elektrike.
Këto vetura, prej 15 sosh, janë vetëm fillimi i implementimit të projektit që ka fokus ruajtjen e ambientit dhe inkurajimin e stafit drejt këtij qëllimi, përcjell Fol Drejt.
“Veturat e tilla konsumojnë energji elektrike të arsyeshme dhe do të jenë në dispozicion për cilindo nga punonjësit e kompanisë gjatë orarit të punës, në mënyrë që edhe ata të inkurajohen për përdorimin e makinave sa më miqësore ndaj ambientit. Avantazhet e të pasurit vetura elektrike janë të shumta.
Përpos ruajtjes së mjedisit, ato ulin kostot, zvogëlojnë zhurmën e shkaktuar në zona urbane e lokale, ndihmojnë në luftën ndaj ngrohjes globale, kanë mirëmbajtje më të lehtë, ndikojnë për një komunitet më të shëndetshëm, e shumë avantazhe të tjera”, thuhet në njoftimin e KEDS në Facebook./FolDrejt/