Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se nga 1930 kontrollet sa ka kryer javën e kaluar, ka vërtetuar se 156 persona prej tyre po keqpërdornin energjinë elektrike.
“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 156 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Tutje, KEDS ka bërë me dije se keqpërdorimi i rrymës elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
“Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet tutje në njoftimin e KEDS./FolDrejt/