Aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të kontrollit në KEDS po vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
Në vazhdën e këtyre kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 200 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike, përcjell Fol Drejt.
“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.
𝐾𝑒𝑞𝑝𝑒̈𝑟𝑑𝑜𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑒𝑛𝑒𝑟𝑔𝑗𝑖𝑠𝑒̈ 𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑟𝑖𝑘𝑒 𝑑𝑒̈𝑛𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑒̈𝑠. 𝑅𝑎𝑝𝑜𝑟𝑡𝑜𝑗𝑒𝑛𝑖 𝑘𝑒𝑞𝑝𝑒̈𝑟𝑑𝑜𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑄𝑒𝑛𝑑𝑟𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑇ℎ𝑖𝑟𝑟𝑗𝑒𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑢𝑚𝑟𝑖𝑛 𝑝𝑎 𝑝𝑎𝑔𝑒𝑠𝑒̈: 0800 791 00, 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑒𝑚𝑎𝑖𝑙-𝑖𝑡, 𝑟𝑟𝑗𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑠𝑜𝑐𝑖𝑎𝑙𝑒 𝑜𝑠𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑦𝑟𝑎𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑎. 𝑅𝑎𝑝𝑜𝑟𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑗𝑢𝑎𝑗 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑏𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑘𝑜𝑛𝑓𝑖𝑑𝑒𝑛𝑐𝑖𝑎𝑙”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./FolDrejt/