Në lidhje me çeshtjen rreth shpimeve të KEK-ut në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, Korporata Energjetikee Kosovës njoftonështë duke realzuar një program të shpimeve hulumtuese në disa siperfaqe shumë të kufizuara në zonën kadastrale të Fushë Kosovës.
Njoftimi i plotë i KEK-t për media,
Në lidhje me çeshtjen rreth shpimeve të KEK-ut në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, Korporata Energjetikee Kosovës ju njofton si në vijim;
Për qëllim të hulumtimeve gjeologjike dhe gjeomekanike të masave potenciale të qymyrit në zonën e mundshme të eksploatimit linjitit (zona ashtuquajtur Jug), KEK është duke realzuar një program të shpimeve hulumtuese në disa siperfaqe shumë të kufizuara në zonën kadastrale të Fushë Kosovës, sipas vendimit të Qeversië (nr. 10/57). Për realzimin e këtij programi, është lëshuar edhe licencë hulumtuese nga Komisioni Pravarur I Minerave dhe Mineraleve (KPMM), shihni të bashkangjitur.
Duke pasur parasysh se gjatë realzimit të këtij programi nevojitet çasja edhe në disa prona private, që nga fillimi këtij aktiviteti është formuar komisioni veqant nga KEK-u që merret me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve eventuale që mund të shkaktohen për pronarët privat. Në parim, të gjithë pronarët njoftohen paraprakisht rreth aktiviteteve eventuale në pronat e tyre private. Ne ldhje me këtë, konkretisht në fshatin Kuzmin, nesër me 24.04.2020, ora 10, është caktuar një takim me të gjithë banorët të cilët potencialsht mund të afektohen nga ky aktivitet, lidhur me procedurat e kompensimit të dëmeve eventuale.