Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë për të gjithë punëmarrësit e saj.
Kështu ka njoftuar Sindikata e Re e KEK-ut përmes një postimi në facebook, transmeton Fol Drejt.
Në këtë postim, kjo sindikatë njëkohësisht ka shprehur mirënjohjen për të gjithë punëmarrësit për kontributin e tyre në punë, e bashkë me punëtorët, ka falenderuar edhe Menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut për realizimin e kërkesës për pagë shtesë, duke konsideruar se realizimi i kësaj kërkese do të jetë motivues për angazhim maksimal në punë./FolDrejt/