KEK ka njoftuar qytetarët se ka ndalur puna në njësinë A-3.
Përmes një postimi, KEK ka bërë me dije po punohet në kthimin e njësisë në punë në kohë optimale, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, pavarësisht mosfunksionimit të kësaj njësie, KEK ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat që të mos ketë reduktime të ënërgjisë elektrike.
“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”.
“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit. Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, është shprehur KEK./FolDrejt/