Pas arrestimit të Nagip Krasniqit, bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin e tij nga detyre e punës së kryeshefit me efekt të menjëhershëm.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur, në vend të Krasniqit si ushtrues detyre i zëvendëskryeshefit është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, u arrestua javën e kaluar mbi dyshimin për tri vepra penale atë të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”./FolDrejt/