Bordi i Drejtorëve me Menaxhmentin e KEK-ut ka vendosur që punëtorët e KEK të marrin bonus nga 200 euro për fundvit.
Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e KEK, përmes një postimi në Facebook.
Ndërkohë, muaj më parë drejtori Menaxhues i Korporatës Energjetikë të Kosovës, Njazi Thaçi, kishte marrë vendim për t’ua dhënë pagën jubilare të gjithë punëtorëve. Vendimi ishte marrë pas performancës pozitive që ka arritur Koorporata në të gjithë sektorët e saj në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Thaçi njoftoi se kjo ndërmarrje publike, vitin 2019 po e mbyll me 23 milionë euro profit që shënon një rritje rekord prej 30% me shumë sesa vitin paraprak.