Korporata Energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se nga mbrëmë, njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerrë nga operimi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, i cili tha se sipas planit, kjo njësi pritet të rikthehet në operim më 27 shkurt në ora 24:00, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Më tej, ai tha se ndonëse kjo njësi ka shkuar në remont, KEK-u është duke punuar me kapacitet të plotë dhe kjo nuk do të ndikojë në sasinë e prodhimit.
“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MW/h energji elektrike”, është shprehur Bucolli.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë, njësia B2 në Termocentralin Kosova B ka qenë jashtë operimit, si shkak i prishjes së turbinës.
Për këtë, KEK-u pati angazhuar një ekspert gjerman ndërsa njësia u kthye në operim më 23 janar.