Adriatik Kelmendi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për shtyrjen e vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kelmendi ka thënë se Klan Kosova ka bërë përmirësimet e nevojshme.
“A po ju kujtohet që MINT dhe disa suflerë të pushtetit thonin nuk janë bërë përmirësimet?
Rrena i ka këmbët e shkurtra:
Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova.”, ka shkruar Kelmendi.
Gjykata shtyn vendimin e MINT-it për t’ia pezulluar certifikatën e punës Klan Kosovës