Biznesmeni nga Peja, Ramiz Kelmendi ka deklaruar të enjtën në Prime Time se asnjëherë nuk ka financuar me para Lëvizjen Vetëvendosje, pavarësisht se nuk ishte pjesë e këtij subjekti politik, raporton Kanal10.
Kelmendi madje ka pranuar në Prime Time se nuk ka financuar asnjëherë as subjektet tjera politike ku ishte pjesë e tyre.
“Unë nuk i japë asnjë partie para. Unë jam autoritet. Të gjithë ata që kanë dhënë para për parti të ndryshme kanë blerë qetësi. Unë nuk financuar asnjëherë Vetëvendosjen. Asnjë partie nuki kam dhënë para”, tha Kelmendi në Prime Time.