Është mbajtur mbledhja e radhës së kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit.
Në një njoftim mes tjerash thuhet se, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, të deleguarit e prokurorive përkatëse dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Pjesë e diskutimit ishte edhe trajtimi adekuat me anë të mekanizmave institucionalë të rasteve me ndjeshmëri të lartë publike, duke reflektuar gjithnjë në të drejtat e viktimave, të drejtat e të pandehurve dhe të drejtat e të miturve në procedurë penale, përfshirë edhe ato të personave me çrregullime mendore, thuhet në njoftim.
Kryeprokurori Kelmendi, kërkoi nga të gjithë që çdo lëndë të trajtohet me përgjegjësi të lartë, të përfaqësohet dhe të mbrohet me dinjitet dhe profesionalizëm pranë secilës instancë gjyqësore.