Klasi nuk i ka munguar kurrë në këmbët e tij, ky është një fakt, por ashtu, fakt është që dëmtimet e shpeshta kanë shoqëruar karrierën e tij. Neymar mund të konsiderohet pa frikë si lojtari më këmbë prej kristali, pikërisht ashtu si dhe e ka cilësuar e përditshmja franceze “L’Equipe”. Sulmuesi i PSG pësoi dëmtimin e radhës në sfidën kundër Cean në Kupën e Francës dhe tashmë është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën katër javë. Në këtë përfundim ka dalë stafi mjekësorë pas rezonancës magnetike dhe kontrolleve që iu nënshtrua.
Neymar humbet në këtë mënyrë sfidën e shumë pritur kundër Barcelonës në Champions League, në program për tu zhvilluar më 16 shkurt, e vlefshme për fazën e 1/8. Nuk është e siguruar as prezenca e tij për ndeshjen e kthimit më 10 mars por vështirë të mendosh se braziliani do të mungojë edhe në këtë përballje të dytë me ish ekipin e tij. Barcelona-PSG, është një sfidë që pritet me interes shumë të madhe, kjo jo vetëm për potencialian që kanë dy klubet, por interesi është shtuar jashtëzakonisht shumë pas zërave që lidhen me një kalim të Messin në Francë.