Një person është goditur nga vetura në fshatin Randobravë të Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:00, përcjell Fol Drejt.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për Obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/