Në pasditen e të martës në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Ulpiana në Prishtinë, një vozitës ka shkelur me automjet një këmbësore dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Fatmirësisht, ajo ka pësuar vetëm lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, kurse njësitet policore po merren me hetimet dhe për gjetjen e të dyshuarit.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, deklaron znj. Ahmeti. /Klankosova.tv.