Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka njoftuar se më 4 prill në Bruksel do të mbahet takimi për dialogun në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa palën kosovare do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi, shkruan Fol Drejt.
“Më 4 prill në Bruksel ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar” – ka thënë Kryeministri Kurti, duke shtuar se tashmë ka marrëveshje e cila “është e qartë publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj prandaj edhe do të organizohet takim ndërmjet kryengocaitorëve ku nga na e Kosovës do të marrë pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi.”
Sipas Kurtit, marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi dhe jo njëanshëm, ndërsa ka shpjeguar kuptimin politik të fjalës “urgjencë” të përdorur nga Bashkimi Evropian:
“Marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara. Fjala që përdoret urgjencë është pikërisht tek fjalia që ka të bëjë me të pagjeturit përkatësisht të zhdukurit me dhunë”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, asnjë qëndrim publik i kujtdo qoftë, nuk mund të vihet mbi tekstin e marrëveshjes./FolDrejt/