Njerëz nga të gjitha sferat kanë reaguar për rastin në Pejë ku u dhunua një e moshuar.
Përveç politikanëve, njerëzve të shoqërisë civile, reagim ka bërë edhe reperi Mozzik.
Përmes një postimi në rrjete sociale,ai ka ofruar mbështetje financiare për familjarët, duke ofruar ndihmën e avokimit për rastin në fjalë.
E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjen! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më lajmërohen nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di…thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova)”, ka shkruar ndër të tjera Mozzik, transmeton Fol Drejt.