Yrma Lydia, 21 vjeç, e cila sapo kishte filluar karrierën e saj në muzikë, u qëllua të enjten mbrëma në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, kur u sulmua nga partneri i saj, 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.
“Një burrë qëlloi tre herë gruan e tij, ai tashmë është i arrestuar së bashku me një grua tjetër, që e shoqëronte”, tha Omar García Harfuch, sekretar i sigurisë për Mexico City.
Sipas dëshmitarëve, pas një debati, një burrë ka qëlluar këngëtaren, e cila rezultoi se ishte gruaja e tij.
Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej nën shoqërinë e një prej rojeve të tij të sigurisë, i cili gjithashtu u arrestua, përcjell Klankosova.tv
Sipas gazetës El Universal, Lydia kishte marrë pjesë në disa prezantime të Grandiosas, një seri koncertesh në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, që mbledhin këngëtarë të njohur të Amerikës Qendrore dhe Jugore, si María Conchita Alonso dhe Dulce dhe Alicia Villareal.