Shikimi është pjesa që secilin na preokupon. Në rastet e shpeshta ndikon plakja në cilësinë e shikimit, por jo vetëm, pasi që ka faktorë të ndryshëm të cilët mund të ndikojnë në këtë çështje.
Institutit Kraff Eye ka bërë një përmbledhje të ushqimeve të cilat mund t’iu ndihmojnë nëse keni probleme me shikimin, transmeton Fol Drejt.
Perimet me gjethe
Duke pasur vitaminë C si dhe luteinë, këto bimë të gjelbra shënojnë pikë “të larta” në vitaminat e shikimit. Arsyeja pse vitamina C mund të përmirësojë shëndetin e syve është për shkak të aftësive të saj antioksiduese.
Frutat e thata
Frutat e thata janë të pasura me proteina, acide yndyrore esenciale dhe fibra. Por frutat e thata si bajamet dhe lajthitë përmbajnë gjithashtu vitaminë E. Ngjashëm me vitaminën C, vitamina E është një antioksidant i lidhur me një përparim më të ngadaltë të degjenerimit makular.
Vezët
Vezët nuk janë vetëm burim i vitaminës C dhe E, por edhe luteinës. Luteina konsiderohet si një nga vitaminat më të mira për shikimin. Përveç ngadalësimit të degjenerimit makular, ai gjithashtu mund të filtrojë dritën e kaltër nga ekranet./FolDrejt/