Helikopteri i forcave ajrore ishte në mision stërvitor, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kenias.
Një helikopter ushtarak me dhjetëra persona në bord u rrëzua në Kajiado të Kenias të enjten, konfirmoi policia, raporton Anadolu Agency, përcjell FolDrejt.com.
Banorët lokalë të cilët arritën të parët në vendin e ngjarjes postuan fotografi të tymit që ngrihej nga vendi i rrëzimit që në orët e mëngjesit.
Shefi i policisë së Kajiados Perëndimore, Muthuri Mwongera, deklaroi për mediat lokale se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.
Banorët vendas shprehin frikën për dhjetëra të vdekur pasi dëshmitarët raportuan se helikopteri shpërtheu në flakë menjëherë pas rrëzimit.
Forcat e Mbrojtjes së Kenias përmes një deklarate gjithashtu konfirmuan rrëzimin, duke thënë se helikopteri i forcave ajrore ishte në një mision stërvitor kur u rrëzua.