Kenia mori të hënën rreth 30,000 tonë metrikë grurë nga Ukraina për të ndihmuar familjet e prekura nga thatësira dhe uria.
Dhurimi është pjesë e programit humanitar të Ukrainës, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Zëvendës presidenti Rigathi Gachagua, i cili mori dërgesën, tha se donacioni do të shkojë për të paktën 5.4 milionë kenianë që po përballen me urinë.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka mbështetur shpërndarjen. Donacioni është financuar gjithashtu nga disa vende, duke përfshirë Norvegjinë, Belgjikën, Italinë, Republikën Çeke dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Programi ka dorëzuar më shumë se 140,000 ton grurë në vendet afrikane që nga nëntori 2022./FolDrejt/