Kandidati i pavarur për presidencën e SHBA-së, Robert Kennedy Jr., tha sot se çdo amerikan duhet të shqetësohet nga vendimi i Gjykatës së Lartë të Kolorados për diskualifikimin e Donald Trump nga zgjedhjet presidenciale në atë shtet amerikan, duke theksuar se kjo privoi popullin amerikan nga e drejta e votës.
“Gjykata i ka hequr të drejtën, pa u dënuar për vepër penale. Kur çdo kandidati i mohohet e drejta për të kandiduar, popullit amerikan i mohohet e drejta për të votuar”, ka shkruar Kennedy në rrjetin social X.
Ai shpreson që Gjykata e Lartë e Kolorados “do ta rrëzojë shpejt këtë vendim”.