Një person nga Ferizaj ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet t’i ketë keqpërdorur disa fëmijë, për pornografi, shkruan Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i njëjti ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike.
“Ferizaj 18.10.2023 – 11:00. Një mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se i njëjti kishte shpërndarë në rrejte sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra” – thuhet në raport.
Policia thotë se me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/