Një person është raportuar se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në Pasjak të Gjilanit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme.
Si pasojë e dyshimit për keqpërdorim detyre, Gjykata ka dhënë urdhër për bastisje të shtëpisë dhe objekteve të të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit policia ka gjetur e konfiskuar armë dhe fishekë.
“Me urdhër të Gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë te cal.9×19, një armë gjuetie si dhe 27 fishekë te armës së gjuetisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/