Një edukatore dhe një kuzhiniere janë arrestuar në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, në Fushë Kosovë.
Kjo pasi dyshohet se e kanë keqtrajtuar një fëmijë tre vjeçar, përcjell Fol Drejt.
Të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë. 15.09.2023 – 08:38. Janë arrestuar një edukatore dhe një kuzhiniere, pasi që në disa video të publikuar në rrjete sociale dyshohet se kanë keqtrajtuar një fëmijë në kopshtin ku ato punonin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/