Policia e Kosovës, lidhur me rastin e djeshëm të vajzës së mitur keqtrajtuar fizikisht nga një person i rritur, ka bërë të ditur se ka arritur që ta identifikoi personin e dyshuar për krimin e etiketuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Me vendim të prokurorit është hapë dosja për të proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen, transmeton Fol Drejt.
“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, thuhet në njoftimin e policisë. /FolDrejt/