Është arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin e keqtrajtimit të vazhdueshëm të nënës së tij.
Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:40, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar të dërgohet në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/