Të dielën e 19 qershorit ka ndodhur një përleshje në një market në Pejë, ku njëri nga të përfshirët ka përdorë edhe armë.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka përdorur pistoletën për të kërcënuar viktimën mashkull kosovar, transmeton Fol Drejt.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesëmbëdhjetë (15) copë fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/