Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ndaj raportimeve për kërcënim të Policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet pakicë.
Hovenier i ka cilësuar këto kërcënime dhe frikësime si krejtësisht të papranueshme.
“Kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Siç e kam thënë edhe më parë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet të pasqyrojë diversitetin e Kosovës.”, është shprehur Hovenier në Twitter, transmeton Fol Drejt.