Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një kërcënim me bombë, shkruan Fol Drejt.
Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara, ka thënë se kërcënimi me bombë ka dalë të jetë i rrejshëm, njofton Klan Kosova.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht”. /FolDrejt/