Gazetari, Fatlum Berisha ka bërë të ditur se ka pranuar kërcënime me jetë në profilin e tij në rrjetin social Tik Tok.
Në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës thuhet se shihen komentet e lëna nga një llogari në videot e gazetarit me përmbajtje si “31 plumba t’i kisha dhanë”.
Sipas AGK-së, thuhet se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e nevojshëm për identifikimin e personit/personave që fshihen prapa kësaj llogarie”.
“Për AGK-në, kërcënimet e këtij lloji janë tërësisht të papranueshme dhe dënueshme. I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente”, thuhet në reagimin e tyre.