Një rast i kërcënimit është rapotuar në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.
Rasti u raportua rreth orës 09:05, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që për arsye të një kontesti pronësor ka kanosur me jetë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/