Një person raportoi në Policinë e Kosovës se u kërcënua nga dy persona të panjohur në afërsi të shtëpisë të tij në Lipjan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 01:15, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij, është kanosur nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/