Bashkëshortja dhe i biri e kërcënuan, viktima raporton rastin në Policinë e Kosovës.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme në polici, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur nga bashkëshortja dhe djali i tij, femër dhe mashkull kosovar-e”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.
E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/