Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftua se sot në vendin e tij të punës është kërcënuar doktori Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.
ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror ka dënuar aktin, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor.
“Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/