Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Pejë.
Krejt kjo pasi i njëjti i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese një policit të stacionit policor në këtë qytet.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Me 07.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në rrjetet sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.