Një person i panjohur dhe i maskuar ka grabitur një pompë të derivateve në Podujevë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 01:51, transmeton Fol Drejt.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pompë derivatesh, një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash prej 340 € dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa janë duke u kryer hetime intensive./FolDrejt/