Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi është kërcënuar përmes një komenti në profilin e tij në Facebook.
Kërcënimi ka ardhur përmes një komenti në një postim të fotografit Arian Mavriqi, ku ndër të tjera komentuesi ka thënë “njerzve ju ka lodh shpirt pot len kush kolic”.
“Ky është një kërcënim për mua dhe punën time! Këtë koment e ka bërë ky djal “i mitur” te video ku e kam postuar rastin e kaprollit të vrarë! Ksaj here nuk ja publikova fytyrën dhe emrin për shkak të moshës së tij, por kërcënime të tilla janë serioze dhe mund të jetë edhe realitet në të ardhmën.
Info shtesë: Pas publikimit të këtij komenti kërcënues, djali në fjalë e ka mbyllur profilin e tij në fb, megjithatë unë e kam komentin e tij origjinal të ruajtur”, ka shkruar fotografi Arian Mavriqi në profilin e tij në Facebook pas kërcënimit.
Ndërsa në një postim tjetër fotografi Mavriqi ka bërë të ditur se e ka paraqitur në polici rastin në fjalë.
“Sapo kam paraqitur ne Policinë Regjionale ne Gjilan, rastin e kanosjes mbrëmë të bërë në profilin tim zyrtar. Raste të tilla nuk do kalojnë lehtë, tashmë dikush meret seriozisht me juve.”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.