Një person u arrestua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Rasti u raportua rreth orës 12:30, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte kanosë dy zyrtarë policor për shkak se të njëjtit ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/