Një person u arrestua gjatë ditës së djeshme në Suharekë.
Rasti u raportua rreth orës 20:55, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur familjarët e tij. I dyshuari edhe më herët në vazhdimësi ka kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/