Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet ndaj një banori të Beratit, i cili dyshohet ta ketë kërcënuar me kosë fqinjin e tij.
Siç njofton policia, kërcënimi me kosë ka ardhur për shkak të motiveve të dobëta, transmeton Fol Drejt.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. H., banues në Berat, pasi për motive të dobëta ka kanosur me mjet të mprehtë (kosë), fqinjin e tij. “, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare./FolDrejt/