Një grua nga Teksasi është akuzuar për kërcënimin e vrasjes së një gjyqtareje që po mbikëqyr një çështje penale kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, raporton BBC.
Abigail Jo Shry, 43, dyshohet se telefonoi gjykatën në Uashington DC më 5 gusht dhe përdori një sharje racore në mesazhin e saj për gjyqtaren e qarkut të SHBA Tanya Chutkan.
Zonja Shry gjithashtu dyshohet se kërcënoi se do të vriste një anëtar demokrat të Kongresit.
Ajo pranoi se bëri thirrjen pasi hetuesit gjurmuan numrin e saj të telefonit, sipas një dokumenti gjyqësor.