Një person u arrestua gjatë ditës së djeshme në Podujevë.
Rasti u raportua rreth orës 19:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/