Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka sjell vendim për shkarkimin e drejtoreshës së Gjimnazit Nikolla Karev në Shkup. Vendimi i këtillë i Shilegovit erdhi pasi u shfaq videoja ku shihet se si drejtoresha Iliovska nxënësve të mbledhur në hollin e shkollës iu kërcënohet me pasoja në rast se ata dalin në protestë kundër ndotjes së ajrit dhe nxehjes globale.
Në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit thuhet se e drejta për mjedis të shëndosh është e patjetërsueshme, sikurse edhe e drejta për të protestuar për të njëjtën.
“Lufta për ndryshimet klimatike dhe ajër të pastër duhet të jetë e përbashkët për të gjitha institucioneve, por edhe vetë qytetareve dhe atë jo vetëm deklarative por edhe konkrete”, thuhet në njoftim.