Të martën në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin që i ka kanosur disa policë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.