Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të grabitjes në qytetin e Prishtinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa duke punuar, dy persona të panjohur ka hyrë brenda dhe nën kërcënim me mjet të mprehtë-thikë, ka grabitur nga arka para të gatshme 500 € , dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/