Gjatë pasdites së djeshme, Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në qytetin e Podujevës.
Arrestimi i personit të dyshuar u bë për shkak se ai e kanosi drejtorin e shkollës përmes telefonit, transmeton Fol Drejt.
Në raportin njëzet e katër orësh të policisë thuhet:
“Viktima mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar dhe kanosur nga vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Ndërsa djali i viktimës i dyshuari tjetër mashkull kosovar, përmes telefonit ka kanosur axhën e tij. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/