Kryeministri Edi Rama pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës anti-covid, ka bërë me dije se do të vijë dita që në vendin tonë nuk do të futen më turistë të pavaksinuar, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera kryeministri ka bërë me dije se vaksimi i detyruar do të bëhet dhe për studentët.
“Ato që janë të pavaksinuar përfundojnë në kthetrat e vdekjes dhe e gjithë familja i bie kokës me grushte. Ne po ndjekim me shumë vëmendje diskutimet me komitetin përkatës dhe duke parë se çfarë po ndodh përreth dhe do të vijë momenti që në Shqipëri nuk do të lejohen të pavaksinuarit. Kjo nuk është me detyrim por është ajo që po bën gjithë bota, ato që nuk duan që të vaksinohen nuk mund të kërcënojnë të tjetër. Studentët do të vaksinohen pasi nuk do të lejohen që të futen në universitet. Unë po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit”, ka thënë Rama.